Vetëm 18 orë pas videosk.andalit, vendi shkon në zgjedhje të parakohëshme

Austria ka shpallur zgjedhjet e parakohëshme për shkak të skandalit të zëvendëskancelarit, Heinz-Christian Strache.

Në një video të publikuar para disa orësh shihej se Strache i premtonte një oligarku rus mbështetje për tender publik në vitin 2017, në rast se FPÖ do të kishte qënë pjesë e qeverisë.

Simbas agjensisë së lajmeve AFP, Austria do të shkojë në zgjedhje të parakohëshme vetëm për shkak të kësaj video të publikuar.

Ndërkohë që  Austria është tronditur nga skandali i një videoje, Prokuroria ka filluar hetimet.

Në një filmim të fshehtë nga viti 2017 Heinz-Christian Strache me gjasë i premton një oligarkeje ruse mbështetje zgjedhore për tendera publikë, në rast se FPÖ do të ishte pjesë e qeverisë.

Videoja e shpërndarë nga “Spiegel” dhe “Süddeutsche Zeitung” bën fjalë edhe për një ide të oligarkes, për të blerë gazetën austriake me tirazhin më të lartë “Kronen Zeitung”, që të mbështesë FPÖ para zgjedhjeve.

Në zgjedhjet e fundit FPÖ arriti 26% të votave.

Vlen për t’u theksuar se vetëm 18 orë pas zbulimit të video skandalit zëvendëskancelari ka dhënë dorëheqjen nga posti që mbante në shtetin Austriak.