“Vetëm se je nëna e vajzës time se…”. Këngëtari nuk përmbahet para ish-gruas: Engjëllin tonë mos e përdor për…e di mirë ti pse…

Çifti i njohur i showbizit tashmë janë përfshirë në një vorbull debatesh virtuale nga e cila zor se mund të dalin.

Mozzik ka reaguar për herë të parë shumë ashpër ndaj Loredanës, me të cilën ka edhe një vajzë. Loredana dha mbrëmë një intervistë për mediat kosovare, ku foli edhe për marrëdhënien me Mozzik dhe ndarjen me të.

Por fjalët e thëna nga ajo duket se nuk i kanë pëlqyer këngëtarit, i cili e akuzoi Loredanën në “Instagram” se po viktimizohet duke përdorur vajzën e vogël.

“Ti je ‘nënë’ e një nëne nuk i ka hije të gënjyejë sepse është ligësi. E atë engjëllin e vogël mos e përdor me u viktimizu, të bëhesh viktimë, kinse e dashur, çdo herë po të shpëton Hana nga ngjarjet e fundit.

Sepse është fëmijë ende, normal që e do, të kuptoj, por mos e përdor si të vetmen armë. Mua më njeh ti, familja jote, rrethi yt, kush jam unë, shumë mirë, e shumë mirë të njohin edhe ty. Dashuria nuk njeh pare, famë, muzikë por ja që te ti po njihka sepse je shumë e re në këtë lëmi.

E ti shumë mirë e di që njerëzit e tu e dinë cilat janë arsyet që unë jam larguar nga ty e asnjëra nuk ishte nga ato që kishe cekur në intervistë. Unë nuk jetoj nga mediat sepse është pjesë private, por mos u mburr me krenarinë e gabuar sepse po të gënjen egoja”, shkruan Mozzik.

Në fund të reagimit, ai shprehet se kjo është hera e fundit që komenton një temë të tillë, ndërsa i uron Loredanës më të mirat në jetë. “Do ngelesh nëna e vajzës time, të uroj më të mirat në jetë. Kjo është hera e fundit që flas për këtë temë”, përfundon Mozzik.