Vëzhgimi/ Në drejtoritë rajonale në Shkodër bëhet nami, askush nuk e vë ‘ujin në zjarr’ për ko.ronaviru.sin



Ne nje kohe kur shkollat jane drejt hapjes dhe kerkohet respektim i masave per te shmangur perhapjen e Covid 19, qeveri ka leshuar pa duar institucionet e tjera shteterore. Pothuajse 90% e drejtorive rajonale ne qarkun Shkoder rezultojne se nuk respektojne masat anti Covid ne mjediset e brendshme. Stafet punojne pa maska, duke perjashtuar vetem sportelet qe sherbejne per qytetaret e ku jane te dukshme, nuk perdoret dezinfektanti, distanca etj. Keto jane gjetjet e nje monitorimi te kryer ne te gjitha keto drejtori, duke nisur nga tatimet, posta, ujesjellesi, zyrat e punes, patentat, doganat, Aku, ne zyrat e bashkise, prefekture etj. Inspektoriati shteteror shendetesor qe ka detyrimin te kryeje kontrolle i ka lene ne hije keto institucione, duke mos kryer asnje kontroll apo aq me pak te jape masa ndeshkimore. Sic duket ISHSH e ka gjetur me te udhes ti beje presione e te ndeshkoje biznese te caktuara, e te behet pale me shkeljet e institucioneve qe duhet te jene te parat qe japin shembullin e respektimit te ligjit. Ne disa prej ketyre zyrave kur i pyetem per maskat na u shprehen: “Nuk kemi kontakte me njerez dhe skemi arsye ti perdorim”. Absurde te mendosh kete perceptim nga zyrtare te shtetit qe minimalisht pervec shembullit, duhet te tregojne edhe masa te shtuara kur punojne ne ambjente me disa persona. Nuk dihet nese pas kesaj do te kete apo jo reagim por nje gje eshte e sigurte qe rastet e shtuara ne te gjithe vendin me Covid, tregojne se asnje mase nuk duhet anashkaluar.