VIDEO/ Cfarë po ndodh?! ‘Shefi po bëj ndonjë gjë për…’ Dako i afrohet, Rama merr vendimin ekstrem

Teksa ndodhej sot në mbrëmje në Durrës, Kryeministri Rama, shoqërohej me Bledi Çuçi. Ndërkohë që gjatë gjithë kohës në hije ndodhej edhe Vangjush Dako.

Por ajo që është vënë re është fakti se kameramani i ERTV është kujdesur që të mos e filmojë.

Por në fund të regjistrimit në momentin që Rama po largohej, në kamera është shfaqur Dako që i thotë Ramës “Po bëj ndonjë gjë për ato letrat”, ndërsa kryeministri i është përgjigjur shkurt: “Ok”.

Personi që filmon në televizionin e Ramës, ERTV, e ka larguar kamerën nga Dako, por pak sekonda kanë mjaftuar për të shquar kryebashkiakun që ka drejtuar Durrësin për 12 vite, i cili sot është në qendër të vëmendjes sepse ka dhënë leje të panumërta ndërtimi edhe në vende të papërshtatshme për të ndërtuar.

Megjithëse u shfaq në një fragment sekonde, kryeministri Edi Rama për të zhdukur çdo provë që ishte me Dakon, vendosi që ta fshinte nga Facebook, ndersa ky moment është kapur nga kamera e Faxneës. Ja pamjet: