VIDEO E dhim.bshme/ ‘Rrihe, por mos i lërë shenja’,  historia e të resë që dhu.nohej nga burri dhe familja

‘Një ditë kur do dilja me motrën e tij dhe me atë, ai më goditi me shkopinj që lahen çimentot, nuk donte të dinte çfarë kishte në dorë, ai vetëm më godiste.’ Kur Nela e njohu përmes Facebook-ut bashkëshortin e ardhshëm ishte 19 vjeç. E mbajti sekret lidhjen dhe kur prindërit e kundërshtuan fejesën , ajo u largua prej tyre. Por gjatë një viti e gjysmë martese e reja u izolua në shtëpinë e re dhe nuk iu dha aspak ngrohtësia që gjendet në familje. Vajza ishte shumë larg rolit që kërkoi t’i jepte familja e re.

‘Ata thonin që nuk bëja punë, po unë i bëja të gjitha, kisha një zakon të keq nuk i kontrolloja xhepat e pantallonave dhe ata më rrahën të gjithë, shkoja si top sa te njëri te tjetri’, tregon gruaja. Dhunën nuk ia kursyen as kur ishte shtatzënë.

‘Doja të shkoja te mami i thashë hajde më ço, vjehrra tha rrihe Marius, por mos i lër shenja’, rrëfehet Nela. Për shkak të dhunës së vazhdueshme në muajin e nëntë të shtatzënisë, ajo u largua nga bashkëshorti derisa u bë nënë.

‘Njoftova vjehrrën, i thashë o ma u bëra me djalë, por vjehrra më tha vetë ike.’ Sidoqoftë Nela ia dha edhe një mundësi ish-bashkëshortit dhe familjes së re, por ata kërkonin nga nusja vetëm bindje. Situata ishte e njëjtë ,madje u përkeqësua edhe ndaj prindërve të saj. Ish-bashkëshorti i saj gjendet në burg, ndërsa Nela është kthyer tek prindërit, të cilët përveç nipit të vogël jetojnë edhe ata me urdhër mbrojtjeje./tch/