VIDEO e rëndë/ Tjetër përplasja e ash.për e policisë me studentët, ja çfarë ndodhi sot…

Vijon përplasja e policisë me studentët. Jetë të premte se policia ka marrë në pyetje dy aktivistë të Lëvizjes Për Universitetit të angazhuar në aksionin ndërgjegjësues në Qytetin Studenti javën e kaluar.

Lajmin e ka dhënë vetë Lëvizja për Universitetin, e cila shprehet se arsyeja e marrjes së tyre në pyetje nuk ishte ndonjë shkelje e mundshme e ligjit, por kërkimi me ngulmim i informacioneve për planet dhe mënyrën e organizimit të Lëvizjes Për Universitetin në prag të protestës së 4 dhjetorit.

“Në presionin ndaj studentëve janë përfshirë edhe administratorët e konvikteve, të cilët i kanë kërcënuar aktivistët tanë me përjashtim nga konvikti nëse vazhdojnë rezistencën. Policinë së qeverisë e këshillojmë të ndjekë veprimtaritë e faqes së Lëvizjes për të kuptuar çdo gjë që mund t’iu interesojë për mënyrën se si do të zhvillohet protesta e 4 dhjetorit. Kurse për administratorët e Qytetit Studenti po shohim mundësinë e ngritjes së një padie për kanosje dhe shpërdorim detyre. Ne nuk ndalemi! Frika e tyre na frymëzon”, njofton Lëvizja për Universitetin.

Lëvizja për Universitetin ka publikuar dhe një video që tregon ndërhyrjen me forcë të policisë për të prishur aksionin e së mërkurës.

videon shiheni ketu