VIDEO e tm.errshme/ Nëna me 5 fëmijë jetonte në shtëpinë që u pushtua nga flakët në Vaun e Dejës

Një ngjarje shumë e rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë pasdite në Vaun e Dejës. Digjet totalisht një banesë në fshatin Barbullush në këtë bashki, e cila i përket familjes Ndoci.

Kanë qenë banorët e zonës ato të cilët kane njoftuar shërbimin zjarrfikës pasi për momentin nëna dhe 5 fëmijët nuk ishin në shtëpi.

Shtëpia e familjes Ndoci është ndërtuar një vit më parë nga kisha pasi ishin në gjendje të vështirë ekonomike ndërkohë që sot ato përballen me një tjetër dr.amë pasi shtëpia është shkrumbuar totalisht.

Sipas banorëve zjarrfikësit kanë vonuar rreth 1 orë për të shkuar në vendin e ngjarjes. Zjarri mund të jetë shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike, por asgjë nuk është e vërtetuar.