VIDEO/ Gazetarja shqiptare dehet me uzo në emision, nuk dallon dot numrat dhe bën lëmsh “lotarinë”

Iva Mera e ka nisur karrierën e saj si moderatore në Tv Klan. Ajo ka moderuar vite më parë në programin “Nacional Bingo” krah Albert Dumani, i cili është sot Drejtor Programacioni në Tv Klan. E ftuar sot në emisionin “Rudina”, Iva rrëfeu fillimet e saj si moderatore.

“E kam nisur karrierën në Klan me “Nacional Bingo”, me Albert Dumanin të cilin e pata një herë partner në studio dhe më pas u bë mik i familjes tonë. Akoma mbajmë relata shumë të mira. Unë kam qenë me fat që koleg për herë të parë kam patur Bertin sepse realisht më ka mësuar shumë. Ne kur takohemi bashkë kujtojmë ato batutat e fillimit. Arriti një momet që pas shumë “mësimesh”, Berti më tha: “Ti nuk do të bëhesh asnjëherë, nuk të them më asgjë”. Tani kur takohemi i them: E shikon që edhe u bëra… E nisa në Klan, por e vijova më tej, kam thuajse 12 vite që jam në kontakt me publikun në formate të ndryshme, por eksperiencat e para nuk harrohen”, tha Iva.

Gjatë emisionit ajo mori edhe një videomesazh surprizë nga Dumani, i cili zbuloi se Iva për të hequr emocionet gjatë emisionit pinte uzo. Këshillë të cilën, sipas Dumanit, ia kishte dhënë babai i saj, aktori Behar Mera.

“Sa kujtime të bukura kam me Ivën. Iva ka prezantuar për herë të parë në televizion me mua në vitin 2005. Kanë kaluar shumë vite, por Iva ka qenë një ndër partneret e mia më të mira. Unë e kam shijuar, backstage-et tona kanë qenë të papara, me shumë qejf, kemi qeshur pa fund. Mbaj mend fillimet, pas natës së parë të spektaklit Iva më thotë: Kam shumë emocione, po më del zemra vendit, si t’ia bëj?

Shkon në shtëpi dhe i thotë edhe Beharit, dhe ai i thotë pi një teke uzo dhe do të të ikin emocionet. Dhe vjen Iva dhe më thotë: Zogu e kam gjetur, sot do të jem më mirë. Kam marrë këtë… Dhe nxjerr një shishe uzo. Do pimë më tha. Dhe e vinte shishen poshtë tavolinës së prezantimit dhe kur kishte emocione e kthente. Iva ka një të mirë që është e vërtetë në ekran dhe më vjen mirë që televizioni sot ka vajza kaq të bukura dhe kaq të talentuara”, tha Berti në videomesazhin e tij.

Iva shtoi më tej se në një prej puntatave kur kishte nisur të lexonte numrin e goglave, i kishte ngatërruar ngaqë kishte pirë shumë.

“Ndoshta Berti e ka harruar, por kur erdhi momenti i goglave ku ne duhet të thonim numrat e tyre, unë nuk po shikoja më se kisha pirë shumë. Në një moment them numrin 12 dhe Berti më thotë është 22”, shtoi më tej Iva.