VIDEO/ I merr koleges para për dasmën, por në vend të borxhit i jep dru

Qibrije Rustemi tregon se ka një problem me qytetaren Brisilda Kurti, të cilën e ka njohur në marrëdhënie pune. Brisilda i kërkoi 6 milionë lekë të vjetra për të bërë dasmën dhe kjo marrëdhënie u legalizua me deklaratë noteriale. Paratë duhet të ktheheshin brenda vitit, por kjo nuk ndodhi, ndaj Rustemi bëri padi në gjykatë.

“Brisildën e njoh në marrëdhënie pune. Më ka kërkuar 6 milionë lekë hua, sepse i duheshin për t’u martuar. Ia kam dhënë me 2 deklarata noteriale. Herën e parë i kam dhënë 3 milionë e gjysmë, më 23/09/2017, pranë noteres Marsela Binjaku. E dyta ka qenë më datë 30/04/2018, shumën 2 milionë e gjysmë, tek noterja Drita Pepi”.

Pasi fitoi të drejtën e kthimit të parave, zonja Rustemi iu drejtua përmbaruesit Lefter Canaj. Ky i fundit tha se në llogarinë e Brisildës nuk kishte para e në emër të saj nuk kishte prona. Madje ajo nuk kishte bërë celebrim as me të shoqin Arjan Doci.

“Nuk mi ka kthyer prandaj unë e kam paditur në gjykatë. Gjykata më dha të drejtë, që Brisilda të më kthente lekët. Brisilda nuk mi ka kthyer lekët. Iu drejtova një përmbaruesi, Lefter Canaj që të ekzekutonte vendimin e gjykatës. Ai më tha që nuk ka asgjë, as shtëpi, as pronë, asgjë nuk ka. Ajo më ka mashtruar”.

Veç moskthimit të borxhit, Qibrije Rustemi tregon edhe se është dhunuar fizikisht nga Brisilda Kurti.

“Një ditë po kaloja nga Liqeni kur rastësisht kjo kalon para këmbëve të mia. Thërras Brisilda, Brisilda, kjo kthen kokën. Ku je? Përse s’je bërë e gjallë? Kur do m’i japësh lekët? Kush je ti më tha mua. Si m’i kush jam unë, unë jam ajo që të kam dhënë lekët i thash. Ajo tha pusho, kur i thoja unë që dua lekët. U fut në një rrëzë murit edhe ma veshi me grusht. Më ushtroi dhunë. Po merrte në telefon edhe 2 persona të tjerë, që edhe ata kur erdhën më kanë ushtruar dhunë. Unë isha vetëm, çfarë t’i bëja, ata hynë në makinë. Erdhi njëra nga ato gocat, hapi makinën dhe u futën në makinë. Mora policinë, por policia ka ardhur shumë vonë. Iu drejtova Komisariatit numër 2, komisariati më dërgoi tek Mjeku Ligjor”.

“Stop” mësoi se Brisilda Kurti banon në një ndërtesë 3 katëshe të prindërve të saj, së bashku me partnerin. Gazetarja trokiti në portën e familjes së Briseldës sëbashku me zonjën Rustemi. Kërkesës së gazetares i ati i Brisildës iu përgjigj me arrogancë dhe kërcënime. tvklan