Video/ “Ik qërohu…”. Pl.as k.e.q sherri brenda në mbledhje, po paralajmërohet ajo që s’do donim kurrë të ndodhte

Përfaqësuesit e transportit publik janë përfshirë sot në debate të forta lidhur me rritjen e çmimit të biletës, por kanë agravuar dhe në prekje fizike.

Dy prej përfaqësuesve të sektorit të transportit ndërqytetas, janë kapur me duar mes tyre.

Pjesë nga deklarata e përfaqësuesve të transportit publik:

Mbas fillimit të punës prej dy javësh jemi në gjendje të vështirë ekonomike, nuk kemi asnjë mundësi financiare. Transporti i paligjshëm informal është problem për ne, organet na premtuan që sektorin tonë do e ndihmojnë por po shikojmë që s’po marrim ndihmën e duhur.

Informaliteti është në maksimum, kemi 5 muaj që jemi të mbyllur, dhe shteti nuk mund të rrijë pa reaguar. Kërkojmë me ngulm nga organet e kontrollit të shtetit të na ndihmojnë, sektorin tonë, kjo është pika e parë e kërkesës sonë.

Pika e dytë janë taksat e bashkisë, na u falën taksat e mjeteve por taksa e bashkisë na është thënë që do mendohet për tu falur. Para dy ditësh na erdhi zarfi nga bashkia për taksë, dua ti them kryetarit të bashkisë si munde të mos mendosh për transportin ndërqytetas? Për pesë muaj nuk na i përgjysmoje këto taksa, në një kohë kur jemi vërtetë për tu ndihmuar.

Prej dy javësh po lëvizim mjetet duke futur lek nga xhepi, premtimet janë të mëdha për sektorin tonë, ne jemi duke pritur por ka dhe gjëra që nuk mund ti presim. Terminali i Jugut na u tha se do të rishikohej dhe kjo nuk ka ndodhur.

Nuk mund të presim më se ato xhiro që bëjmë është shpenzim parash dhe kohë. Kemi 15 dite që operatorët kanë futur para nga xhepi. Nuk do rimbyllemi si transport por mund të kemi protesta grumbullime, nuk kërkojmë që të ketë rritje të biletave, por këto kërkesa duhet të plotësohen.

http://<iframe width=”707″ height=”397″ src=”https://www.youtube.com/embed/U6d3bsw8HbQ” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture” allowfullscreen></iframe>