VIDEO/ Koço Devole paska bërë për të qarë Elvana Gjatën, ja arsyeja

Aktori i njohur i humorit shqiptar, Koço Devole, ka rrëfyer një ngjarje që nuk e kishte treguar më parë.  Ai ishte i ftuar në programin “E diell” aty ku foli më gjatë për jetën e tij artistike dhe atë personale.

Duke treguar për filmin “Dy Gisht Mjaltë”, dhe një moment dukej se për ta bërë për të qarë Elvanën është dashur goxha punë. Koço tregoi se ndezi një cigare dhe nisi të shfrynte në drejtim të fytyrës së Elvanës, derisa i rrodhën lotët.

“Ajo ka qenë një skenë e vështirë sepse ajo mezi qante. Ajo thoshte s’më dalin lo.tët. Gjetëm cigare dhe i them Ermalit, ndiz cigaren, e ndezëm të dy dhe i frymë në sy. I dolën lotët dhe hyri skena më në fund”, u shpreh Koço.

SHIKONI VIDEON KETU