VIDEO/ Një javë pas tërmetit, ka zhvillime pozitive në Durrës, ja çfarë po ndodh

Pas fatkeqësisë së rëndë Durrësi nis t’i kthehet jetës normale ngadalë. Gazetari i Neës24 Nertan Prifti ka qenë mbrëmjen e sotme në këtë qytet ku ka parë nga afër situatën pas tërmetit fatal që la pas 51 viktima e qindra të plagosur si dhe mijëra banesa e pallate të shkatërruara.

Ai tha se disa biznese kanë rinisur aktivitetin dhe sot Durrësi ka më shumë lëvizje se një ditë më parë.

“Ka kaluar një javë nga ai tërmet shkatërrimtar që tronditi Shqipërinë. Durrësi po mundohet, megjithëse me hapa të ngadaltë t’i kthehet jetës normale. Nga mbrëmja e djeshme disa aktivitete kanë nisur të hapen dhe qytetarët t’i kthehen jetës normale por nuk do të thotë se trauma është shuar plotësisht.

Ka banorë që nuk pranojnë të largohen nga banesat edhe pse janë shpallur të pabanueshme.

Nesër pritet të nisin dhe meremetimet e para në banesat që kanë pësuar dëmtime të lehta”, raportoi nga Durrësi gazetari Prifti. BW