VIDEO/ “Nuk i ndaja dot lo.tët nga pikat e shiut”/ Për.lot Bleona, çfarë i ka ndodhur?

Ajo është një prej këngëtareve dhe personazheve të shoëbizzit më të pëlqyera dhe më të komentuara nga publiku dhe media rozë. Bleona Qerreti tashmë prej më shumë se 25 vitesh është e pranishme në skenën shqiptare.

Sot, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Bleona Qerreti ka kujtuar edhe një herë datën 25 nëntor 1994, si herën e parë që është pranuar në festivalin e dhjetorit. Përmes një video të publikuar në Instagram, ajo e prekur ka shprehur mirënjohjen ndaj të gjithë bashkëpunëtorëve që e ndihmuan kur ishte vetëm 14 vjeç.

Bleona nuk ka lënë pa përmendur edhe familjarët e saj, siç është babai, i cili ka sakrifikuar gjithçka për të.

Statusi i plotë:

25 nëntor 1994 është data që fitova konkursin për të marrë pjesë në festivalin e dhjetorit. Është një datë e cila do të ngelet përgjithmonë në memorien time. Kanë kaluar 25 vite që atëherë, por unë nuk e harroj atë ditë me shi që prisja para televizionit për të marrë rezultatin e konkursit. Babai im @nazmiqereti mundohej të më fuste në çadër që të mos lagesha, por unë nga ankthi dhe emocionet nuk ndjeja asnjë pikë shiu që më binte në fytyre, derisa i ndjeri #selimishmaku doli poshte televizionit dhe na tha: “Ne si juri mendojme qe Bleona duhet te kendoje ne festival” – nuk arrija te ndaja lotet nga pikat e shiut….. isha 14 vjec dhe pjesemarresja me e re ne festival. Sot dua të falenderoj nga zemra të gjithë bashkëpunëtoret e mi më të afërt, më saktë legjendat e muzikes shqiptare do të thoja, sepse jane pikerisht ata qe kanë bërë historinë e muzikës tone me krijimtarite e tyre. @zhulalie #AdrianHila #alfredkacinari #jorgopapingji @agimdoci #mozaahmeti #xhevdetgashi #enispresheva #Virusi @veragrabocka  @arditgjebrea  @gjiciarjan  @gencprelvukaj @darkodimitrov #edmondrrapi.

Pa dashamiresine e ndihmen tuaj nuk do te isha ketu ku jam sot! FALEMINDEIRT

Shikoni videon ketu