VIDEO/ Pl.as në Çeki, dhu.në ndaj shqiptarëve të Kosovës, tifozët me maska sul.mojnë…

Kosova do të luajë me Çekinë ditën e sotme, në një ndeshje që pritet të jetë e lu.ft.uar, teksa incidentet e para kanë filluar pa nisur ende takimi.

Tifozët vendas kanë sulmuar ata të Kosovës, duke iu shkaktuar edhe disa probleme. Ndërkohë që tifozët e “Dardanëve” ishin duke pushuar pas udhëtimit që kishin bërë, ata çekë i kanë su.l.muar.

Tifozët kosovarë të cilët kishin udhëtuar nga Austria për të mbështetur kombëtaren e tyre, janë përballur me disa tifozë çekë me maska.

Diçka të tillë e pranojnë vetë protagonistët e pranishëm, të cilët në një intervistë për “Klan Kosova”, kanë thënë se janë sulmuar nga disa tifozë çekë, ndërkohë që ishin duke pushuar pas një udhëtimi që kishin bërë.

Personat të cilët i kanë sulmuar kanë qenë me maska, dhe i kanë goditur ata me grushte dhe shkelma. Madje raportohet se disa tifozë kosovarë kanë mbetur të lënduar keq, teksa kanë marrë dëmtime në sy dhe një dorë. Në disa nga fotot e postuara nga “IndeksOnline”, shihet qartë dhuna e ushtruar tek tifozët kosovarë.