VIDEO/ Policia hap kamerat pas ankesave të banorëve, autori u mbajt në vëzhgim prej kohësh, çfarë bënte te kompleksi i pallateve

Komisariati i Policisë Nr. 2 vuri në pranga tre shtetas për v j edhje dhe procedohen penalisht dy të tjerë për përvetësim të mallrave të v j edhura.

Pas denoncimit të marrë nga qytetarët, efektivet policore kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Si rezultat i bashkëpunimit me komunitetin dhe këqyrjes së pamjeve filmike është bërë i mundur identifikimi i autorit të v jedhjes në mënyrë të përsëritur të aparaturave të shpërndarjes së sinjalit televiziv tokësor dhe satelitor, në një kompleks pallatesh, në zonën e 21 dhjetorit.

Autori i dyshuar, shtetasi A. H., 50 vjeç është mbajtur nën vëzhgim dhe është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë duke vjedhur përsëri aparaturat e shpërndarjes së sinjalit televiziv.

Si rezultat i veprimeve të kryera, janë identifikuar edhe personat që kishin përvetësuar sendet e v jedhura nga ky shtetas, konkretisht shtetasit Sh. Xh. e P. D., banues në Tiranë, të cilët janë proceduar në gjendje të lirë për “Pervetesimi i parave ose mallrave qe rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

Po nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas njoftimit të marrë nga administratori i një magazine private janë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasit E. D., 50 vjeç dhe L. D., 40 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Në rrugën “Shefqet Musaraj” këta shtetas janë kapur në kushtet e flagrancës duke v jedhur në magazinën e një rrobaqepsise.