VIDEO/ Rama fyen burrat dhe gratë e periferisë: Ku shkojnë në darkë, me kë i bëjnë fëmijët?!

‘Edhe një’ është qasja më e re ndaj grave dhe vajzave, nismë kjo e anëtareve të Kryesisë së Partisë Socialiste, ku në themel të saj ka integrimin e tyre në politikë dhe jo vetëm. Gjatë fjalës së tij kryeministri Edi Rama deklaroi se gratë dhe vajzat shqiptare nuk mund të jenë vetëm ‘dekor’ por të bëhen pjesë e vendimmarrjeve. Mes të tjerash, kreu i qeverisë, njëherësh kryetar i PS-së ngriti shqetësimin se në zonat periferike në Tiranë roli i gruas nuk vlerësohet, ndërsa ironizoi burrat.

“Në periferi të Tiranës, që është bërthama e metropolit, situata është alarmante, pasi jo vetëm që kemi struktura që s’ka asnjë grua, por kemi burra që thonë; s’ka gra këtu ku jemi ne. Se ku shkojnë këta në darkë…!(qeshin nga salla). Se me kë i bëjnë fëmijët këta?! Se kush kujdeset për ta! Kjo mbetet pikëpyetje e madhe”, pohoi Rama.