VIDEO/ Si e degjeneroi dhe e “pu.shkatoi” Edi Rama Erion Veliajn

Kryeministri Edi Rama për t’u dukur se po bën gjithçka për Shqipërinë e prekur nga tërmeti po humbet torruan në shumë raste.

Derisa kanë sistemuar një familje në një banesë, Rama ka poshtëruar publikisht Erion Veliajn duke i bërtitur para familjarëve kokëkulur.

Rama madje është mburrur se po zgjohet herët çdo mëngjes për të shkuar në zonat e prekura nga tërmeti.

Prandaj ka urdhëruar Kryebashkiakun socialist të Tiranës që të zgjohet një orë më herët. “Ore do e lyesh shkallën ti nesër, ça Kryeministri, ato zhgarravina nuk do jenë nesër. Mos na trego se çfarë do bëjmë ne, por çfarë do bësh ti. Bojën nesër në mëngjes të vish këtu. Unë dal në 5 e 30 të mëngjesit për të shku në punë. Ti do dalësh nesër në 4 e 30 do lyesh shkallën. Ti personalisht!” iu ka drejtuar Rama Veliajt të sikletosur.

SHIKONI VIDEON KETU