VIDEO/ Stuhia e rërës ndryshon ngjyrën e qiellit dhe… Ja ku ka ndodhur

Të enjten, një stuhi e madhe rëre errësoi qiellin në shumë zona të Australisë.

Për disa sekonda, qielli është kthyer në portokalli: një re mbresëlënëse e kuqe, ka ‘gëlltitur’ shumë vende në Uellsin e Ri Jugor, Australi.

Gjithashtu goditi qytetin e Sidneit, me më shumë se katër milionë banorë.

Sipas shërbimeve meteorologjike, stuhia mbulon një distancë prej 500 kilometrash, shkruan Shkodranews.

Autoritetet shëndetësore të Uellsit të Ri Jugor kanë rekomanduar që fëmijët, të moshuarit dhe njerëzit me probleme të frymëmarrjes të mbeten në shtëpi. /Shkodranews/

VIDEO—KLIKO KETU