VIDEO tron.ditëse, një nga viktimat e Shkodrës paralajmëroi vd.ek.jen e tij

Një video tronditëse është ajo që u publikua në emisionin “JAVA në RTSH” , për Astrit Bilalin, i cili ka filmuar vetë një komunikim me dëshmitarin e vrasjes së 14 Nëntorit 2018. Referuar vrasjes së dy vëllezërve, Astrit dhe Brahim Bilali, gazetari Artan Hoxha publikoi në emision një material video, ku njëri prej viktimave duket se e paralajmëron vdekjen e tij. Bëhet fjalë për Astrit Bilalin, i cili ka filmuar vetë një komunikim me dëshmitarin e vrasjes së 14 Nëntorit 2018.

“Në video është zëri i Astrit Bilalit që flet me një dëshmitar i cili ka parë motorin dhe vrasësit e atentatit të 14 nëntorit 2018 në Shkodër. Bëhet fjalë për vrasjen e Fatos Ferracakut 41 vjeç dhe plagosjen e Fatmir Mehajt 49 vjeç. Autorët ishin dy persona me motor dhe të maskuar me skafandër. Video është realizuar nga vet Astrit Bilali, i vrarë më 30 mars 2019” – tha gazetari investigativ Artan Hoxha teksa shtoi se Bilali ka komunikuar disa herë me të në lidhje me vrasjet në Shkodër.

Ngjarjen e komentuan edhe tre klerikët e Shkodrës, imzot Angelo Massafra, imam Muhamet Sytari dhe At Nikolla Petani. Tre klerikët u shprehen se është e pafalshme për shqiptarët të jetojnë në këtë situatë dhe se vetëm përmes bashkimit e keqja mund të zhduket. Nga ana tjetër, analisti Preç Zogaj theksoi se pa komunitetet fetare, e keqja do të ishte më e madhe. “Klerikët përcjellin rëndësinë e paqes dhe vlerën që ka vetë jeta e njeriut. Unë besoj se mesazhet e tyre do të reflektohen në të gjithë shoqërinë”

Ndiqni videon…