VIDEO/ Turpëroi Kombëtaren e Bushit, Kosova U-21 “masakron” Andorrën në pjesën e parë

Në këto momente është duke u luajtur sfida mes Andorrës U-21 dhe Kosovës U-21, në kuadër të eleminatoreve të Europianit.

“Dardanët” janë duke fituar me rezultatin 0-4, ku të gjithë golat u shënuan në pjesën e parë.

Ishte Gashi ai që shënoi golin e parë në minutën e katërt me penallti. Daku gjeti rrjetën e dytë, ndërsa dy minuta më vonë Mema shënoi të tretin. Abedini në minutën e fundit të pjesë së parë, vulosi shifrat e 45 minutëshit të parë.

Kujtojmë që Andorra në mars, ishte skuadra që ndaloj, Shpresat e Bushit në një barazim 2-2.

(Gashi 4′ (p), Daku 30′, Mema 32′, Abedini 45′)