Vidhet në Gjermani, Lamborghini 250 mijë eurosh gjendet në Elbasan

Vjedhja e një Lamborghini 250 mijë eurosh në Gjermani dhe trafikimi në Shqipëri ka çuar në pranga një 38-vjeçar nga Elbasani, ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori me inicialet B. M., 43 vjeç.

Arrestimi është bërë gjatë operacionit policor të koduar ‘Luxury cars’.

Image

‘Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. D., 38 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Stuttgart, Gjermani, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale ‘Trafikimi i mjeteve motorike’ dhe ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale’.

Policia shpalli në kërkim për të njëjtat vepra penale, shtetasin B.M., 43 vjeç, banues në Gjermani (bashkëpunëtor).

Ata dyshohet se kanë bashkëpunuar për kryerjen e vjedhjes së automjetit luksoz në Gjermani me qëllim shitjen e tij në Shqipëri.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti tip ‘Lamborghini Huracán’, i cili ka një vlerë monetare rreth 250.000 euro’, bëjnë të ditur burime zyrtare nga Policia e Shtetit.

Image