Vijon ‘loja’ e Voltana Ademit me socialistët në Shkodër, ja ç’ndodh nesër në Këshill Bashkiak

Këshilli bashkiak nis t’i marrë kompetenca titullares së bashkisë Shkoder Voltana Ademi. Nuk kishte ndodhur më parë në asnjë qytet tjeter, por në Shkoder duket se do te jetë aplikimi i parë nga socialistët, që këshilli jo vetëm të thërrasë, por edhe të diktojë zbatimin e kartës së studentit, ndërsa titullarja e institucionit nuk di asgjë. Ose të paktën kushtu po e luan lojën Voltana Ademi. Të martën e 10 dhjetorit, në sallën e këshillit, me nismën e vetë këtij të fundit janë thirrur grupet e interesit për ta bërë këtë gjë, për të dhënë mendime, opinione dhe sugjerime rreth zbatimit të saj. Që i bie praktikisht në sallë të jenë studentët, pedagogët dhe vendimarrësit. Se si do të shkojë kjo mbledhje dhe cilat do të jenë qëndrimet e palëve mbetet për tu parë, por një gjë është e sigurtë, se pa firmën e titullares, zbatimi i shumë pikave ngelet në pikëpyetje. Që nga ofrimi i shërbimeve publike si transporti në qytet, apo edhe shërbimi më minimal duhet përveç dakortësisë së këshillit, edhe firma e titullares Ademi, por në këtë rast ajo nuk dihet se në krahun e kujt është. Kujtojmë që me invalidet asnjëherë marreveshja per transportin nuk u zbatua dhe pak gjasa ka të ndodhe edhe me studentët, prandaj karta e tyre do të jetë thjesht loja, që pas saj qëndrojnë disa individe qe po e mbështesin për interesa personale. Do të duhej minimalisht që bashkia të kishte vendosur shinat e kësaj rruge që do të ndiqej, e më pas të hidhej në sulm këshilli, por e gjitha kjo në mbyllje të vitit, po bëhet për përfitim politik dhe palët në këtë mes kanë rënë dakort në heshtje të bëjnë lojën e tyre. Si këshilli dhe vetë Ademi e dijnë më së miri që zbatimi i kësaj karte është një sforco me vete që bashki të forta si ajo e Tiranës kanë dështuar ta realizojnë në shumë pika, e jo më një nisëm e tillë, që është marrë nga një grup individësh për përfitime vetjake dhe kredo politike, e asgjë më shumë. Për sa kohë që loja me studentet nuk do të ndalet, atëherë edhe këta të fundit do të përfundojnë duke protestuar e kërkuar, por asnjëherë duke marrë atë që u takon. Shkodranews