Vijon ‘luf.ta’ me Presidentin/ Gjonaj- Metës: Bërë mirë që më denoncon në SPAK

Ka ardhur edhe reagimi i ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj ndaj akuzave dhe paralajmërimit të Presidentit Meta, i cili u shpreh këtë të premte se do ta kallëzojë penalisht në SPAK.

Përmes një reagimi në rrjetin social, Gjonaj shkruan se do t’i përgjigjet ligjërisht Presidentit dhe se e vetmja gjë që ka në dorë ai është dorëheqja nga posti që mban.

“E përshëndes Presidentin që pas disa shfaqjesh publike pa ekuilibër etik, ka zgjedhur t’i drejtohet SPAK me një kallzim penal për mua; një marrëzi e radhës po të paktën në rrugë institucionale, madje drejt një institucioni të dalë nga Reforma që ai lufton pa fre!

Jam e gatshme t’i përgjigjem ligjërisht, me të gjithë përgjegjësinë po edhe me krenarinë që i përkas Frontit të Reformës në Drejtësi, denigruesit botërisht të njohur të kësaj reforme jetike! Sa për dorëheqjen zotëria ka në dorë vetëm të tijën dhe të askujt tjetër.”, shkroi Gjonaj.