Viola Spiro na tregon sekretin, ja çfarë bën kur…

Viola Spiro ka qenë e ftuar pasditen e sotme në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ku zbuloi edhe një sekret të vogël të saj. Përveç angazhimit që ka në televizion, punon me kohë të pjesshme edhe në një kompani private ku mbulon sektorin e marrëdhënieve me publikun. Viola Spiro ka përfunduar studimet për financë, por thotë se do të donte të ndiqte edhe juridikun.

Viola Spiro: “Jam në një kompani private e punësuar, por atje e kam kthyer part-time sepse pranova dhe këtë ofertën tjetër. Jam në dy punë. Nuk e kisha provuar ende në dy punë. Mund të them që jam pak e lodhur, sepse nga një përqëndrim tjetër kaloj në një tjetër, por që atje jam gjithë kohës me të huaj dhe duke folur anglisht. Më pëlqen, kam përfunduar studimet për financë dhe doja ta provoja dhe këtë punën tjetër. I dua të dyja”.

Nëse do të duhej të zgjidhte mes të dyjave, Viola thotë: “Për momentin do vazhdoja me televizionin, me këtë eksperiencë që po krijoj dhe ndaj po e krijoj që ta kem në vazhdimësi”.

Rudina Magjistari: “Do kishe dashur të bëje dhe diçka tjetër në jetë përveç këtyre dy profesioneve, televizionit dhe ekonomikut, degën për të cilën ke studiuar”?

Vila Spiro: “Do isha një avokate e mirë. I urrej padrejtësitë dhe ndoshta jam bërë pishman që kam ndjekur ekonomikun, prapë avokate mund të isha më mirë”.