Virusi i ri që po përhapet në Kinë, flasin ekspertët dhe paralajmërojnë njerëzit në gjithë botën

Nje tjeter virusi i ri ne Kine i mori jeten nje personi dje ne Kinë. Ai ishte i prekur me Hantavirus të përhapur nga brejtësit dhe kjo ka ngjallur frikën e një shpërthimi të ri të ngjashëm me pandeminë COVID-19.

Por ekspertët theksojnë se çështja nuk është shkak për shqetësim.

Sidoqoftë, hantaviruset nuk janë të reja dhe, sipas Qendrave të ShBA -së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, rastet e transmetimit nga personi në person janë shumë të rralla. Shembuj të tillë kryesisht janë raportuar në njerëz me kontakt të ngushtë me ata të sëmurë me një lloj hantavirusi të quajtur virusi Andes në Kili dhe Argjentinë.

Alan Radford, profesor në informatikën e shëndetit veterinar në Universitetin e Liverpoolit, Britani, tha për “Newsweek” se hantavirusi “tashmë ndodh rrallë në shumicën e vendeve. Njerëzit e marrin atë nga brejtësit, jo njerëzit e tjerë. Ndërsa mund të jetë një infeksion i rëndë te individët, modeli nuk po ndryshon dhe autoritetet shëndetësore dinë të reagojnë ndaj tij”.

Yang Zhanqiu, virolog në Universitetin e Wuhan, tha në “Global Times”:

“Nuk ka nevojë të shqetësohemi për hantavirusin”.

Një pjesë e vështirësisë për të ndaluar përhapjen e COVID-19 është se meqenëse është i re nuk ka ende asnjë vaksinë për të. Sidoqoftë, Zhanqiu sqaroi:

“Sëmundja Hantavirus është e parandalueshme dhe e kontrollueshme dhe ka vaksina për ta parandaluar. Incidenti i saj në qytetet urbane është shumë i ulët pasi sëmundja kryesisht gjendet në fshatrat rurale ku minjtë kanë tendencë të shfaqen kur njerëzit janë duke punuar në fushë”.

Yang tha: “Për dallim nga COVID-19, hantavirusi në të shumtën e rasteve nuk transmetohet përmes sistemit të frymëmarrjes. Por ekskrecionet dhe gjaku i një pacienti të infektuar mund ta transmetojnë virusin te njerëzit”.

Sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, hantaviruset përhapen nga brejtësit, si miu me qafë të verdhë. Njerëzit mund të marrin një hantavirus nëse ata thithin grimca në aerosole nga urina e kontaminuar, feçet ose pështyma e një bartësi. Kjo familje e viruseve mund të shkaktojë një sërë sëmundjesh me shkallë të ndryshme ashpërsie, nga pa simptoma deri në vdekje.