Vizita ‘haj.dutëshe’ e ministres Shahini në Shkodër, ja çfarë kërkoi nga inspektimi i vetëm që bëri

Ne fshehtesi te plote dhe pa njoftuar askend, ministrja e arsimit Besa Shahini mberriti ne Shkoder. Ajo nuk zgjodhi te inspektoje ndonje shkolle apo te njihet me problemet e arsimit ne qytetin verior, por u ndal per pak minuta vetem tek investimi i ri i qeverise tek godinat e qendres studentore, ku ne 10 vitet e fundit nga kapaciteti prej 900 te rinjesh, ka perfunduar te prese 100 te reja. Mesohet se firmes zbatuese sipas burimeve te shkodraneës, ministrja Shahini i ka kerkuar perfundimin ne afate te ketij projekti, qe sipas tabeles se vendosur eshte muaji dhjetor.

Konvikti i vajzave në 📌 #Shkodër po rikonstruktohet në #detaje për t’u shndërruar në banesë moderne për studentet aty. Secili kat do te kete dhome leximi dhe kuzhinr. Izolimi i mureve, ngrohja qendrore dhe me shume hapedire ne dhomat e studenteve parashikon projekti. Gjithcka parashikohet qe te jete gati per pjesen e dyte te studimeve te vitit akademik 2019 – 2020. Por realizimi i objektivave duket i veshtire per sa kohe qe universiteti nis ne tetor dhe studentet i zene me heret shtepite. Kete ardhje te befte te ministres se tij e komenton keshtu ne rrjetin social Edi Rama.

VAZHDON PUNA për transformimin e konvikteve👍

Besa ka inspektuar punën rindërtuese në konviktin e vajzave në #Shkodër, që do të shndërrohet në një banesë komode, ku secili kat do të ketë dhomë leximi dhe kuzhinë.

Izolimi i mureve, ngrohja qendrore dhe më shumë #hapësirë në dhomat e studentëve, janë parametra bazë në rindërtimin e çdo konvikti😊