Vjen informacioni i rëndë nga Lezha, brenda një makine u dha lajmi se kishte…



Policia e Lezhës ne nje operacion pas informacioneve te marra ka sekuestruar një sasi prej 7.8 kg kanabis dhe buri në pranga dy shtetas, në operacionin e koduar “Skuraj”.



“Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se me një automjet po transportohej lëndë n.arkotike, shërbimet e Policisë arrestuan shtetasit A. F., 36 vjeç, banues në Lezhë dhe F. M., 32 vjeç, banues në fshatin Skuraj, Kurbin.



Në fshatin Skuraj, Kurbin, shërbimet e Policisë kanë identifikuar dhe ndaluar automjetin e dyshuar tip “Benz”. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me drejtues shtetasin A. F. dhe pasagjer shtetasin F. M., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 7.8 kg lëndë të dyshuar cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve është bërë bllokimi i mjetit dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve A. F. dhe F. M”, tha Policia.