Vjen lajmi bombë, ja çfarë pritet të ndodhë nesër

Ishte paralajmëruar se do të ndodhte, por sapo u konfirmua se një asteroid gjigant i është drejtuar Tokës. Lajmin e jep NASA e cila thotë se meteori i quajtur “2013 MD8” do të kalojë fare pranë planetit tonë pasditen e së martës me një shpejtësi afërsisht 49 mijë km/h. Sipas NASA, asteroidi do të kalojë 3 milionë milje larg Tokës.

Ky meteor ka një madhësi sa Big Ben apo sa Statuja e Lirisë.

“NASA është e bindur se nuk ka asnjë asteroid në trajektore për të goditur Tokën, kështu që probaliteti për një përplasje të madhe është shumë i vogël. Në fakt, themi me siguri se asnjë objekt i madh nuk ka gjasa që të godasë Tokën në qindra vitet e ardhshme”, thuhet në një deklaratë të NASA.