Vjen në Vlorë trupi i parodistit, familja kryen nderimet e fundit. Njoftimi: Të mblidhemi nesër…

Zemra e la në baltë dhe më 30 maj, u shua në një klinikë në Itali.

Njëri nga mosketjerët e parodistëve të Vlorës, aktori brilant Muhamet Liko do përcillet nesër në banesën e fundit. Trupi i tij vjen sot nga Italia dhe familja do kryejë nderimet e fundit.

Muhamet Liko kishte vite që vuante nga zemra e tij e plagosur dhe kishte bërë disa ndërhyrje në Itali ku jeton prej vitesh djali i tij. Ai udhëtoi drejtë Italisë për kontrollin e programuar i shoqëruar nga gruaja e tij Zhaneta. Do të qëndronte në Itali rreth dy muaj për të bërë ekzaminimet dhe ndërhyrjet e nevojshme.

Por gjithcka u pre ne mes!

Njoftim!
Neser, e marte dt. 4 qershor, ora 12:00, ne hollin e Teatrit “P. Marko” Vlore, do te zhvillohen homazhe per percjelljen per ne banesen e fundit te aktorit Muhamet Liko. Familjare, te aferm, kolege artiste, miq, shoke dhe qytetare te Vlores dhe nga mbare Shqiperia, do te kene mundesine te nderojne figuren dhe vepren qe ai ndertoi me punen dhe talentin e tij! Te mblidhemi per ti dhene lamtumiren e fundit “Mjeshtrit te Madh”, artistit te mrekullueshem, idhullit te spektatorit dhe humorit vlonjat, Metit te paharruar!