Vjen një superlajm nga qeveria, shtyhet taksa e rëndësishme. Nis pagesa në…

Qeveria e kshte parashikuar që të hynte në fuqi që nga muaji i kaluar, por se fundmi eshte vendosur të shtyhet zbatimi i taksës së re te prones me kërkesë të bashkive. Ajo di te paguhet duke filluar nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

“Periudha deri në janar të 2019 është lënë si periudhë tranzitore, që i lejon njësive vendore që të përgatiten mirë, në mënyrë që në 1 janar 2019, të gjitha njësitë vendore të aplikojnë taksën e pronës në bazë të vlerës”, deklaroi ministri i Financave, Arben Ahmetaj.

Prej vitesh,taksa e pronës në Sqipëri është paguar si tarifë fikse mbi sipërfaqen. Por,me formulën e re ajo llogaritet sa 0.05% e vlerës së pronës. Sipas qeverisë, kjo formulë bën një shpërndarje më të drejtë të barrës fiskale. Ndonëse në fillim u parashikua që taksa e re të paguhej nga të gjitha familjet, më vonë qeveria pranoi që të përjashtojë nga kjo taksë pensionistët e vetëm, familjet në ndihmë ekonomike dhe një sërë kategorish të tjera në nevojë.