Vjen reagimin ‘Zjarr’ i presidentes kroate pas kualifikimit të Kroacisë në finalen e Botërorin

Kroacia sapo u kualifikua për në finalen e Botërorit 2018 në Rusi, pasi eliminoi në gjysmëfinale skuadrën e Anglisë me rezultatin 2-1 pas më shumë se sa 120 minutash lojë.

Menjëherë pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarin turk Çakër, shpërtheu festa historike e kroatëve, jo vetëm në fushë apo stadium, por kudo ku ka kroatë.

Mes tyre përfshihet edhe tifozja numër një e Kroacisë, presidentja Kolinda Grabar Kitaroviç, e cila nuk ishte e pranishme dot në stadium sonte, për shkak të impenjimeve në një samit të NATO-s në Bruksel.

Megjithatë festa e saj pas kualifikimit të Kroacisë ka qenë e papërmbajtshme. Në një postim në Facebook, ajo shkruan:

“Populli im, NE MUNDEMI!!!!!! Bravo, të ZJARRTIT! Bravo, të gjithë tifozëve! KROACIA është në finale !!!!!”.