Vllaznia drejt rikthimit në Superiore, por çfarë po ndodh me trajnerin Canaj?

Situata tek Vllaznia vijon të jetë e paqartë. Skuadra shkodrane ka nisur prej ditës së djeshme përgatitjet për sfidën e kësaj fundjave, atë që do të luhet ndaj Erzenit. Një takim i planifikuar për tu zhvilluar të dielën në ora 15:00 në fushën e Erzenit, pa praninë e tifozëve.

Një fitore e Vllaznisë ose edhe një barazim ndaj shijakasve do i shpallte shkodranët automatikisht kampion të grupit A në Kategorinë e Parë, që përkthehet edhe me rikthimin në Kategorinë Superiore. Por, në kampin shkodran ka ende një shqetësim.

Bëhet fjalë për mungesën e trajnerit Agim Canaj. Dje dhe sot, trajneri Canaj nuk ka qenë në stërvitje me ekipin. Ai vijon të jetë akoma në Angli dhe nuk dihet nëse do rikthehet në Shkodër apo ka mbyllur çdo gjë me klubin shkodran. Drejtuesit e presin, por se kur do të rikthehet Canaj ende nuk dihet…. /ShkodraNews