Vllaznia e femrave shkuan historinë, kualifikohet në grupet e Champions League

Ështe padyshim historike! Vllaznia në futboll për femra shkuan historinë.

Klubi shkodran është bërë skuadra e parë shqiptare që arrin të kualifikohet në grupet e Champions-it.

Vllaznia arriti që të pozicionohet e para në grupin eliminator duke siguruar kualifikimin pas barazimit 1-1 ndaj kampioneve të Lituanisë, Gintra.

Megi Doçi ishte futbollistja që shënoi golin e barazimit pasi në minutën e 78’ nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë duke i dhënë kualifikimin historik vajzave kuqeblu.