Vllaznia e mbyll “me nder” kampionatin

Vllaznia e mbyll me fitore sezonin në Kategorinë e Parë. Shkodranët kanë mposhtur me rezultatin e ngushtë 1 – 0 ekipin e Erzenit. Një ndeshje që u vendos që në pjesën e parë.

Ka mjaftuar një gol i shënuar në minutën e 43-të nga Gurishta që përfitoi nga një pasiguri e portjerit të Erzenit për të zhbllokuar shifrat. Pavarësisht rasteve të lojtarëve të Vllaznisë, kuqeblutë do të tregoheshin të pasaktë përballë portës kundërshtare.

Me këtë fitore, Vllaznia e mbyll sezonin në vend të parë dhe si kampione e grupit A. Tashmë do të luajë edhe një ndeshje finale, përballë Bylisit, për të përcaktuar fituesen e dy grupeve në Kategorinë e Parë. /ShkodraNews

Lexo edhe: