Vllaznia eleminohet në kupën e Shqipërisë

Vllaznia U-17 nuk ia ka dalë që të kalojë në finale të kupës së Shqipërisë. 17-vjeçarët shkodranë janë mposhtur në gjysëmfinale nga ekipi i Teutës. Një ndeshje që dhuroi emocione nga të dyja skuadrat.

Loja e rregullt nuk dhuroi asnjë fitues, pasi 90 minutat u mbyllën në barazim 0 – 0. Edhe pse Vllaznia U-17 kishte një mundësi për të kaluar në avantazh në minutën e 6-të, por Pusi gaboi nga pika e penalltisë. Edhe durrsakët kishin mundësi të shënonin, por edhe ato u treguan të pasaktë përballë portjerit të Vllaznisë.

Ato që do të përcaktonin fituesin do të ishin penalltitë. Në ekzekutimin e tyre, 17-vjeçarët shkodranë tregohen të pasaktë, duke humbur 3 prej 5 gjuajtjeve dhe si rrjedhojë Teuta u tregua më e saktë ku lojtarët e saj shënuan 4 herë dhe gabuan në vetëm 1 gjuajtje.

Nesër është radha e Vllaznisë U-19, që do të tentojë të dalë në finale, por më parë duhet të fitojë ndaj Shkëndisë së Durrësit. /ShkodraNews