Vllaznia fiton, por ja kur e zyrtarizon rikthimin në Superiore

Vllaznia ka arritur një fitore të pastër 0 – 3 në transfertë ndaj Erzenit të Shijakut. Edhe pse pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, në të dytën kuqeblutë kanë arritur të gjejnë rrjetën tre herë. Madje, një gjë të tillë e kanë bërë në 15 minutat e fundit të sfidës.

Kështu, i pari që do zhbllokonte shifrat do ishte Junior, që realizon në minutën e 75-të. Nuk kalojnë as tre minuta dhe Tafili dyfishon shifrat. Ndërkohë në fundin e takimit është edhe mbrojtësi Zeqaj që shënon golin e tretë në këtë sfidë.

Me këtë fitore, Vllaznia ngjitet në kuotën e 34 pikëve, 12 më shumë se Besëlidhja e vendit të dytë. Pikërisht fitorja e lezhjanëve ditën e djeshme ndaj Dinamos shtyn për javën e ardhshme rikthimin matematikisht të Vllaznisë në Superiore. Javën e ardhshme, Vllaznia pret në shtëpi Korabin e Peshkopisë. /ShkodraNews

Lexo edhe: