Vllaznia gjen trajnerin e ri? ( FOTO )

Vllaznia e basketbollit për meshkuj duket se ka gjetur trajnerin e ri. Bëhet fjalë për Nikolay Gospodinov. Një trajner bullgar që pritet të zëvendësojë në këtë post kroatin Neven Plantak, të larguar në fund të këtij sezoni nga kuqeblutë.

Bullgari është një trajner me eksperiencë dhe me një CV të pasur duke drejtuar disa skuadra të njohura në Europë dhe është kandidati potencial për të marrë drejtimin e Vllaznisë.

Mësohet se ai do të mbërrijë në Shkodër me 19 maj dhe do të qëndrojë për 2 – 3 ditë për të parë nga afër ambjentet e klubit dhe do kryejë disa seanca stërvitore me lojtarët aktual të Vllaznisë. Më pas do të diskutohet për pikat e marrëveshjes mes tij dhe presidentit Xhaferi.

Parimisht palët kanë rënë dakort por mbetet për tu hedhur firma në kontratë në mënyrë që bullgari të zyrtarizohet si trajner i Vllaznisë. Ndërkohë, për momentin skuadra drejtohet nga zv/trajneri Ervin Bërdica. /ShkodraNews