Vllaznia ia del, mbijeton në Superiore

Të gjithë e menduan të rënë një kategori më poshtë, por Vllaznia e basketbollit nuk bën të njëjtin gabim si ajo e futbollit. Kuqeblutë e koshit triumfuan në kryeqytet përballë Partizanit, duke e mbyllur në vendin e parafundit këtë sezon.

Vllaznia dominoi gjithë takimin ndaj Partizanit. Kuqeblutë fituan që në periodën e parë me shifrat 16 – 28. Edhe në të dytën vijon loja e mirë dhe e mbyll pjesën e parë në avantazh 43 – 45.

Loja e mirë mbahet edhe në periodën e tretë, aty ku Vllaznia fiton edhe këtë periodë në shifrat 66 – 68. Perioda e katërt dhuron shumë emocione dhe Vllaznia mban në ankth deri në fund tifozët. Por ia del që të triumfojë dhe merr një fitore 86 – 89.

Tashmë mbetet për tu përcaktuar nëse kuqeblutë do luajnë 2 ndeshje play-out, por edhe nëse ndodh kështu nuk do të jetë e vështirë për të arritur 2 fitore ndaj Invaders, ekipit të rënditur në vendin e dytë në Kategorinë e Parë. Ose FSHB do ndryshojë formulën duke e bërë kampionatin me 8 skuadra. /ShkodraNews