Vllaznia kalon në finale

Vllaznia U-19 ka kaluar në finale në fazën play-off për të shpallur kampionen e Kategorisë Superiore. 19-vjeçarët shkodranë triumfuan në gjysëmfinale ndaj ekipit të Flamurtarit, me rezultatin e ngushtë 1 – 0.

Natyrisht nuk ka qenë një fitore aspak e lehtë për ekipin e drejtuar nga Luan Zmijani. Kjo pasi edhe goli i vetëm i kësaj sfide do të realizohej në minutën e 89-të. Do të ishte Radovani ai që do shënonte, duke i dhënë kësisoj fitoren Vllaznisë U-19 dhe duke e kaluar në finale.

Në finale, kuqeblutë presin fituesin e çiftit Shkëndija e Tiranës, ekip që e kanë pasur në grup, ose Besën e Kavajës. Në rast triumfi edhe në finale, ky do të ishte trofeu i tretë brenda sezonit për Vllazninë U-19, ku më herët kanë fituar kupën e Shqipërisë dhe kupën e grupit A në Superiore. /ShkodraNews