Vllaznia – Kamza, FSHF vendos fushën ku do të luhet

Tashmë nuk ka më dilema. Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur fushën ku do të luhet takimi Vllaznia – Kamza. Kjo sfidë e kupës së Shqipërisë do të zhvillohet nesër në orën 14:00 në fushën sportive “Reshit Rusi”.

Kështu nuk është bërë i mundur zhvillimi i kësaj ndeshje në stadiumin “Loro Boriçi”. Reshjet e shiut kanë ndikuar në shkrirjen e dëborës, por jo aq sa për ta larguar plotësisht. Si rrjedhojë, stadiumi do të qëndrojë i mbyllur edhe për këtë takim.

Vllaznia – Kamza është një nga takimet e kupës së Shqipërisë, që starton sot me dy sfida dhe nesër me të tjerat. Vllaznia kërkon një fitore, pse jo edhe kualifikimin që në ndeshjen e parë ndaj Kamzës. Ndërkohë, kërkon edhe mbështetjen e tifozerisë në këtë sfidë delikate ndaj ekipit të Gjokës. /ShkodraNews