Vllaznia kërkon lojtarë në Nigeri, por ja çfarë ndodh me të rinjtë e Akademisë

Ndërkohë që ekipi i parë i Vllaznisë kërkon lojtarë të rinj nga Nigeria, të rinjtë e Akademisë vijojnë të tërheqin vëmendjen. Kështu, ditën e sotme janë thirrur plot 6 futbollistë nga Akademia Vllaznia për një grumbullim nga Federata Shqiptare e Futbollit, me qëllim plotësimin e Kombëtares U-20.

Kështu pjesë e kësaj liste janë portjeri Kristi Qarri dhe më pas lojtarët: Elmir Lekaj, Akileu Ndreca, Eridon Qardaku, Serian Repaj dhe Uheid Hoxha. Pa harruar edhe mbrojtësin shkodran të Skënderbeut Enes Isufi. Kombëtarja U-20 do të zhvillojë këtë të shtunë një miqësore me ekipin e Besës së Kavajës në orën 12:00.

Por, grumbullimi i këtyre lojtarëve nga Akademia Vllaznia tregon edhe njëherë tjetër menaxhimin e dobët që bën me lojtarët e rinj ekipi i parë i Vllaznisë. Për shkak të këtij menaxhimi të dobët edhe Isufi u largua drejt Skënderbeut, e nuk do ishte çudi që edhe lojtarët e përmendur më sipër pas pak kohësh të largohen drejt skuadrave të tjera, pasi asnjërit prej tyre nuk po i jepet hapësirë tek ekipi i parë, edhe pse skuadra është pjesë e Kategorisë së Parë. /ShkodraNews