Vllaznia mbetet në garë, fiton ndaj Tiranës

Vllaznia në basketboll për meshkuj mbetet në garë për të siguruar qëndrimin në Superligë. Kuqeblutë kanë triumfuar mbrëmjen e sotme ndaj Tiranës, duke e mposhtur atë me rezultat dhe lojë në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të qytetit të Shkodrës.

Vllaznia e nisi mirë lojën teksa e mbylli periodën e parë në avantazh 28 – 10. Loja e mirë e kuqebluve vijoi edhe në periodën e dytë dhe kësisoj e mbylli pjesën e parë në fitore 47 – 24. Edhe pjesa e dytë flet vetëm për Vllazninë. Ekipi i Plantak e mbyll periodën e tretë në avantazh 68 – 43.

Perioda e katërt nuk ka shumë rivalitet dhe kuqeblutë e dominojnë edhe atë, duke fituar krejt takimin në shifrat 82 – 68. Me këtë fitore, Vllaznia ka 1 pikë më shumë se Kamza, por kjo e fundit do të luajë të mërkurën në transfertë ndaj Teutës. Në javën e fundit të këtij edicioni Vllaznia do të luajë në kryeqytet përballë Partizanit. /ShkodraNews