Vllaznia mbyll miqësoren ndaj Laçit

Vllaznia e ka mbyllur në barazim 0 – 0 sfidën miqësore ndaj ekipit të Laçit. Në takimin e zhvilluar mesditën e sotme në Kamëz nuk ka pasur një fitues mes këtyre dy skuadrave. Edhe pse shkodranët kanë qenë më pranë fitores.

Kjo pasi në minutën e 52-të, sulmuesi i ri Pusi ka goditur traversën për skuadrën shkodrane. Edhe lojtarët e tjerë kuqeblu kanë rrezikuar disa herë portën kundërshtare të Laçit, por pa arritur që të gjejnë rrugën e rrjetës.

Në këtë takim, Vllaznia ka luajtur më këtë formaçion, në portë Sherri, më pas në mbrojtje Gurishta, Zeqaj, Malota dhe Goçaj. Në mesfushë kanë qenë të rreshtuar Krymi, Tafili, Lika dhe Hajdari, ndërsa në majë të sulmit Zogaj dhe më i avançuar braziliani Junior. /ShkodraNews

Lexo edhe: