Vllaznia merr 1 pikë të rëndësishme në Librazhd

Vllaznia B nuk ka shkuar më shumë se një barazim 0 – 0 në takimin e zhvilluar në Librazhd ndaj ekipit vendas të Sopotit. Kuqeblutë e drejtuar nga Xhahysa nuk kanë arritur të gjejnë rrugën e rrjetës në një 90 minutësh të barabartë mes dy skuadrave, por kanë marrë 1 pikë të rëndësishme.

Dy ekipet mbajnë vendin e katërt dhe të pestë në tabelën e klasifikimit të Kategorisë së Dytë, me Sopotin që ka tre pikë më shumë se shkodranët. Vllaznia B ka grumbulluar 24 pikë në 14 javë kampionat dhe ka 6 pikë më pak se Tërbuni i Pukës që mban vendin e parë, por që ka edhe një ndeshje më shumë për të luajtur.

Objektivi i ekipit të dytë shkodranë është rikthimi në Kategorinë e Parë brenda këtij sezoni. Por një gjë e tillë nuk do të jetë aspak e lehtë, ndërkohë që edhe vëmendja e drejtuesve nuk është ashtu siç duhet ndaj këtij ekipi. /ShkodraNews

Lexo edhe: