Vllaznia mposht Kamzën dhe Gjokën

Vllaznia ka arritur një fitore të merituar në ndeshjen e parë të raundit të dytë të kupës së Shqipërisë. Kuqeblutë mposhtën 2 – 1 ekipin e Kamzës. Në një ndeshje të dominuar nga kuqeblutë.

Por do të ishin miqtë që do të kalonin të parë në avantazh. Në minutën e 19-të është Mehmeti që zhbllokon shifrat. Një gol që i jep fitoren Kamzës në pjesën e parë.

Në të dytën, Vllaznia hidhet në sulm në kërkim të golit të barazimit dhe e gjen atë në minutën e 58-të. Është mbrojtësi Marku që rikthen barazpeshën në rezultat. Vllaznia rrezikon më shumë dhe gjen edhe golin e dytë në minutën e 77-të me anë të Junior.

I njëjti autor ka të gjitha mundësitë në fund për të shënuar edhe golin e tretë por gabon përballë portjerit kundërshtar. Gjithsesi krejt takimi mbyllet me fitoren e kuqebluve me rezultatin 2 – 1.