Vllaznia në fushë edhe në 100-vjetorin e themelimit, ja përse

100-vjetori i themelimit e gjen ekipin e Vllaznisë në fushën e lojës. Në këtë datë historike, kuqeblutë do të luajnë sfidën e javës së parafundit të fazës së dytë të kampionatit. Do të luajë në transfertë përballë ekipit të Vorës, që ndodhet në vend të fundit të grupit A të Kategorisë së Parë.

Ky takim do të luhet pikërisht këtë të shtunë në orën 14:00 në stadiumin e Vorës. Një sfidë ku Vllaznia do të kërkojë vetëm fitoren, në mënyrë që të thellojë distancën me Erzenin e vendit të dytë. Edhe pse Vora ndodhet në fund, do ti hapë punë shkodranëve.

Në krahun tjetër Erzeni do të luajë në transfertë përballë Shënkollit. Në këtë mënyrë, Vllaznia do të përpiqet të marrë 3 pikë ndaj Vorës, ndërkohë Erzeni të ndalet përsëri, ashtu si me Velecikun. Momentalisht distanca mes shkodranëve dhe shijakasve është +7 pikë, por që mund të thellohet në dy javët e fundit të fazës së dytë. /ShkodraNews