Vllaznia nën kontrollin e kr.imit, si po ia ulin kokën futbollit shkodran

Klubi Vllaznia pa frikë fare mund të quhet skuadra e kri.meve. Një klub i pashembullt me një dorë të pastër kri.minale sa i përket sjelljes me lojtarët erinj. Mjafton të themi se në dy tre vite janë 14 lojtarë të larguar dhe dy tëtjerë që mund të largohen për shkak se nuk gjejnë hapësira për të kuptuar fareqartë kriminalitetin e rëndë që ndodh me këtë klub dhe dorën shkatërrimtare qënga kryebashkiakja e deri tek të gjithë drejtuesit e tjerë që kanë në dorë këtëhistori.

Për t’iu rikthyer edhe njëherë më poshtë kësaj historie, Vllaznia prej minimalisht 3 ndeshjesh nuk merr në 18-she sulmuesin e ri Belajdi Pusi.

Një djalë me një të ardhme të sigurt, të cilit në mënyrë demonstrative i mbyllen dyert tek Vllaznia. Një skuadër që ndodhet në Kategorinë e Parë ka luksin që të lërë jashtë 18-es një sulmues të ri si Pusi duke tentuar që t’i shkatërrojnë të ardhmen e tij.

Në fakt nuk është çudi, sepse kështu ka ndodhur me shumë lojtarë tek Vllaznia. Ndërsa Vllaznia nuk e merr në 18-she Pusi ka qenë pjesë e kombëtares U-21 duke shënuar edhe gol në Turqi, por duke dhënë sinjale shumë pozitive edhe kur është aktivizuar kohë më parë tek Vllaznia. Tashmë ardhja e një lojtari si Eziamaka ka bërë që një futbollist si Pusi të qëndrojë jashtë formacionit.

Eziamaka nuk po tregon asnjë lloj vlere si lojtar edhe pse është aktivizuar duke qenë shumë larg asaj performance që nevojitet. E në këtë mënyrë për të mos prishur marrëdhëniet me ata që e kanë sjellë ndodh kjo lloj poshtërsie tek Vllaznia me bekimin e të gjithë drejtuesve.

Për të mos mjaftuar ka edhe një arsye tjetër. Me ardhjen e administrarorit Lici dhe drejtorit fantazmë nga Turqia që po shëtit anë e mbanë botës duke na shitur përralla se po bën binjakëzime dora e kriminelëve tek Vllaznia ka njohur rritje. Pritej që të ndodhte e kundërta por administratori Lici dhe turku kukull disa herë janë ndjerë nën presionin e dorës së kriminelëve duke mos patur asnjë lloj fuqie që të largojnë disa lojtarë që janë aktualisht tek Vllaznia por, që në fakt nuk do bënin as për ekipet e Kategorisë së Tretë. Kështu duke qenë se vendin e zënë këta atëherë lojtarë si Pusi detyrohen që të mbesin jashtë 18-es kur në fakt duhej të ishte pjesë ose e formacionit ose minimalisht zëvendësues.

Kur janë 14 lojtarë të larguar në vetëm dy tre vite të gjithë nga brezi i ri dhe me të ardhme dhe dy të tjerë si Pusi dhe Ndreca që mund të largohen atëherë është e qartë se ky nuk është asgjë tjetër veçse një krim i rëndë që i bëhet futbollit shkodran.

Gruda është nga të fundit që është larguar, një tjetër sulmues për të vijuar me listën e gjatë: Isufi, Fangaj, Zogaj, Kalaja, Hakaj, Miloti, Kukaj, Pjeshka dhe për të ardhur tek lojtarë si Sindri Guri, Hebaj, Çinari, Vecaj, Hyseni dhe ndonjë tjetër ndoshta gjatë kësaj kohe.

Është e pamundur që të gjendet një skuadër tjetër si klubi Vllaznia që në dy-tre vite ka bërë që të largohen një numër kaq i madh lojtarësh me të ardhme. Po ashtu shumat financiare që Vllaznia ka përfituar nga të gjithë këto lojtarë janë nëse mblidhen të gjitha bashkë qesharake fare dhe ky jo thjeshtë një keqmenaxhim por është një krim më vete.

Ndërsa këta lojtarë largohen Vllaznia sjell rumun si Ignat, nigeriani i dështuar Izamaka apo të tjerë që pretendojnë ti marrin në merkaton e janarit në fund të botës me çmime shumë më të larta se sa mund të kishin pranuar shkodranët që u formuan tek Vllaznia dhe më pas i dhanë lamtumirën kësaj skuadre sepse të gjithëve iu mbyllën dyert.

Në Shkodër, askush nuk duhet të ankohet, sepse prej 8 vitesh Vllaznia është bërë shënjestër e krimit dhe drejtuesve të paaftë dhe dështak që e kanë sjellë në këtë situatë të turpshme. /ShkodraNews