Vllaznia rikthehet në stërvitje, por ja çfarë bën trajneri Canaj

Ashtu siç njoftuam më herët, mesditën e sotme, ekipi i Vllaznisë i është rikthyer stërvitjes. Një gjë e tillë ka ndodhur prej orës 15:00, ku lojtarët janë rikthyer në fushën sportive të Shtojit, pas dy ditësh pushim për shkak të presioneve ndaj trajnerit Agim Canaj dhe drejtuesve të tjerë të klubit.

Por, ndryshe nga ç’pritej në seancën e sotme stërvitore nuk ka qenë i pranishëm trajneri Canaj. Sipas klubit shkodran, Canaj ka udhëtuar drejt Anglisë për arsye personale. Kësisoj, nuk dihet nëse realisht është kjo arsyeja e mungesës apo ka të bëjë më presionin ndaj tij.

Si rrjedhojë seanca e sotme stërvitore është drejtuar nga dyshja Osja – Lekiqi, i pari zv/trajner i Vllaznisë dhe i dyti trajner i portjerëve. Me shumë mundësi Agim Canaj nuk do të vijë deri në fillim të javës tek skuadra e Vllaznisë, por nuk mund të përjashtohet as mundësia tjetër që ai të largohet përfundimisht nga skuadra shkodrane. Dita e hënë mund të vërtetojë diçka të tillë. /ShkodraNews

Lexo edhe: