Vllaznia vijon përgatitjet, në pritje të…

Ekipi i Vllaznisë në basketboll për meshkuj vijon përgatitjet edhe pse sezoni aktual është mbyllur për shkodranët. Në një sezon ku siguruan mbijetesën vetëm në javën e fundit të kampionatit, por kjo vetëm falë ndërhyrjes së presidencës së re, pasi nëse skuadra do vijonte me bashkinë atëherë rënia mund të ishte firmosur që në janar.

Por tashmë sezoni është mbyllur për Vllazninë. Presidenti Xhaferi po punon për ndërtimin e skuadres së re për edicionin 2019 – 2020. Një sezon ku do kërkohet ngritja e skuadres në vendet e para, aty ku Vllaznia e meriton dhe ka qenë në vitet e fundit.

E që të ndodhë një gjë e tillë ndryshimet në skuadër do jenë të shumta. Siç është bërë e ditur edhe më herët, skuadra shkodrane është pranë nënshkrimit me trajnerin bullgar Nikolay Gospodinov. Një trajner me përvojë në Europë.

Mësohet se ky trajner do të mbërrijë në Shkodër mbrëmjen e së dielës. Më pas do të zhvillojë seanca stërvitore me lojtarët aktual për 3 – 4 ditë. Gjatë këtyre ditëve të qëndrimit në Shkodër, Gospodinov do të diskutojë me presidentin Xhaferi për kushtet e kontratës. /ShkodraNews

Lexo edhe: