Edhe në “festë”, Vllaznia br.aktiset

“Vllazni s’ je vetëm”. Është një mbishkrim në tribunën ballore të stadiumit “Loro Boriçi”. Aty ku po luhet sfida e fundit e kampionatit në Kategorinë e Parë mes Vllaznisë dhe Erzenit.

Por, sot Vllaznia është vetëm më shumë se kurrë. Në ndeshjen e fundit të sezonit, ku do ti dorëzohet edhe kupa si fituese e grupit A në Kategorinë e Parë, Vllaznia është e braktisur nga tifozët. 3 tifozë janë në tribunën ballore dhe rreth 200 në atë qëndrore.

Çka tregon se tifozeria shkodrane vijon të jetë e zhgënjyer nga skuadra, e cila në sezonin e kaluar ra një kategori më poshtë. Pra një sfidë e ekipit për sezonin e ri në Superiore do të jetë edhe ajo e rikthimit të tifozëve në stadium, të cilët kanë qenë gjithmonë lojtari i 12-të i Vllaznisë.